Emocionuese për lojtarët e Liverpul/ Pagëzimi i Roberto Firminjos, nuk i përmban lotët Alison Beker

Një moment emocionues për dy futbollistët e Liverpulit, Alison Beker dhe Roberto Firminjo. Ky i fundit është pagëzuar gjatë ditës së djeshme dhe ka qenë në shoqërinë e gruas së tij, Larisa, por edhe të portierit të Liverpulit, Beker, që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Natalia.

Gjatë pagëzimit të sulmuesit të njohur, nuk i ka përmbajtur lotët as Alison Beker në ato momente. “Jezusi është dashuri e madhe, nuk mundem që ta shpjegoj dot. Mjafton që të besosh te ai, mjafton që t’i falesh atij dhe do të ndjesh frymën e shenjtë”, ka thënë Firminjo menjëherë pas pagëzimit. /Sport Ekspres/