Emocionuese/ Fitore ndaj Chelseat, të gjithë flasin për festën e trajnerit Ferguson

Nëse Jurgen Klop ka qenë më herët trajneri që i përjetonte më shumë ndeshjet dhe festonte si i çmendur në “Premier League”, tani e ka humbur stafetën. Trajneri i ri i Evertonit, Duncan Ferguson, nuk ka kundërshtar në këtë drejtim.

Debutimi i sotëm ishte brilant te Evertoni, teksa pas humbjes së fundit që kishte ekipi në derbi ndaj Liverpulit, mudën 3-1 Chelsean. Me golat e Richarlson dhe dopietën e Calvert-Leëin, realizimi i Kovacic ishte vetëm sa për statistikë. Por në rrjetet sociale të gjithë flasin për mënyrën emocionuese sesi trajneri Duncan Ferguson i përjeton golat e skuadrës së tij, sikur të ishte vetë autori i realizimit. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/EfcOlly/status/1203323860285886464

 

https://twitter.com/TheFootyView_/status/1203331903010553856