Emocionet e Klop: Ja si e “shkatërruam” Arsenalin, gjesti i Salah më bëri të qaj!

0

Liverpuli ndodhet në një formë të mrekullueshme dhe fitorja 5-1 kundër Arsenalit konfirmoi potencialin e madh të “The Reds”. Djemtë e Klopit kryesojnë kampionatin anglez me 54 pikë, pas 17 fitoreve dhe tre barazimeve në 20-të javët e para. Diferenca me Mançester Sitin e vendit të dytë është 7 pikë, ndërsa Jurgen Klop është zbavitur shumë gjatë ndeshjes së djeshme.

Trajneri gjerman i Liverpulit zbulon taktikën që ekipi i tij kishte zgjedhur për të frenuar “topçinjtë” dhe vlerëson shumë reagimin pas golit të disavantazhit. Klop tregon dhe emocionet e provuara gjatë momentit kur Salah vendosi që t’ia lejonte goditjen e penalltisë në golin e pestë Roberto Firminjos.

Është e qartë që ishte një ndeshje e çmendur. Dëshironim të bënim presing dhe të bllokonim hapësirat e Arsenalit, por kur rikuperohet topi duhet të qetësohemi. Reagimi pas golit të tyre ishte i nivelit botëror, por e dinim në pjesën e dytë se ndeshja nuk kishte mbaruar, kështu që donim ta kontrollonim. M’u mbushën sytë me lot kur Salah i dhuroi penalltinë Firminjos, sepse të gjithë e dimë dëshirën e madhe të Momos për të shënuar. Ishte një gjest shumë i bukur. Një fitore 5-1 kundër Arsenalit nuk ndodh shpeshherë, kështu që jam shumë i lumtur me djemtë dhe nuk kam asnjë për t’u ankuar për vitin 2018”, përfundon Jurgen Klop.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.