Emocione në NBA, basketbollisti shpërthen në lot kur takon nënën pas 3 vitesh

Të arrish suksesin e të ndjekësh ëndërrat kërkon shumë përkushtim dhe ndonjëherë duhet të sakrifikosh edhe gjëra të çmuara në jetë. Chris Silva është një basketbollist i NBA, që i është dashur të shkëputet nga familja për të ndjekur karrierën e tij në këtë sport, ku luan në radhët e Miami Heat. Ky i fundit e takon familjen e tij vetëm një herë në 7 vjet, ndërsa hera e fundit kur ishte pranë nënës së ij ka qenë para 3 vitesh.

Kështu NBA ka vendosur ta surprizojë në këtë periudhë fesash Silvan, duke i sjellë pranë nënën e tij, që udhëtoi mijëra kilometra nga Gaboni drejt ShBA-së për të parë djali e saj nga afër teksa luan. Padyshim që kjo gjë ka sjellë emocione te basketbollisti, që nuk i ka përmbjtur dot lotët kur takon nënën e tij./Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/MiamiHeat/videos/519421538674494/