Emocione dhe përmbysje/ Nga 0-2 në 3-2 ndaj Bragës, Kamberi debuton në “Europa League” dhe Aribo i çmendur

Rangersi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Bragës, duke ia dalë në shifrat 3-2. Portugezët gjendeshin në avantazhin me rezultatin 0-2 deri në minutën e 66, atje ku Fransergio dhe Ruiz kishin shënuar në portën e skocezëve.

Por Hagi ishte heroi për ekipin e Steven Gerrard, me dopietën e realizuar. Gjithashtu një gol brilant erdhi edhe nga Aribo, i cili ka marrë zvarrë të gjithë lojtarët kundërshtarë që gjeti përpara dhe ka dërguar topin në rrjetë. Për një moment lojtari i Rangersit ka ngjarë me Lionel Mesin në rastin e shënimit, por me ndryshimin e fizikut. Florian Kamberi është futur në minutën e 68 të takimit, duke kërkuar të ndryshojë ritmin e lojës dhe ushtruar presion te kundërshtarin me freskinë e tij, ndërsa ky ishte debutimi në “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *