Emocione dhe dramë/ Barazoi me Dortmundin, kapiten Gjasulës i shijon si një humbje

Një ndeshje dramatike dhe me shumë emocione ishte ajo mes Dortmundit dhe Paderbornit, e mbyllur në barazimin 3-3. Miqtë që si kapiten në fushë kanë Klaus Gjasulën, do të kishin një pjesë të parë brilante, duke fituar në shifrat 0-3 falë dopietës së Mamba dhe golit të Holtman në minutën e 43.

Me nisjen e pjesës së dytë, Sancho ngushtoi shifrat dhe paralajamëroi Paderbornin për atë që do të pasonte. Pavarësisht konsumimit të tepërt, lojtarët po vraponin edhe pse ishin në pikën e fundit të fuqisë.

Idetë ishin të shteruara në ato momente dhe Dortmundi i falet pikërisht krosimeve të panumërta nga krahët, por mes shumë të shpërdoruarave, Ëitsel dhe Reus gjetën barazimin. Madje Reus do të tundte rrjetën në minutat shtesë, duke e larguar Klaus Gjasulën me një barazim, që në këtë rast shijon si një humbje. /Sport Ekspres/