Emërimet te Vllaznia, tifozët duhet të presin deri nesër për të mësuar emrat

Vllaznia e re ka nisur ndërtimin nga konturet. Administrata e klubit është vendosur, ndërsa tani duhet të nisë ndërtim i ekipit. I pari i Vllaznisë, administratori, pritet të jetë Suad Lici. Në rolin e drejtorit teknik do të jetë Alban Hasani, ndërsa trajner do të jetë Ervis Kraja.

Ekipi kuqeblu pritet të ketë këtë 3-she në krye të skuadrës dhe klubit. Detyra e tyre është e përcaktuar qartë: ringritja e  Vllaznisë! Kjo nuk është një fjalë goje, pasi momentalisht ekipi shkodran është një gropë shumë e madhe. Të 3 kanë marrë përsipër këtë detyrë.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë me dije se zyrtarizimi i tyre pritet të bëhet nesër. Atëherë do të nisë nga puna dhe ekipi i ri i Vllaznisë. Ende nuk ka një komunikim zyrtar, por nesër pritet që të marrë fund gjithçka. Të shohim dhe të presim nëse realisht do të jetë e nesërmja dita kur do të vendoset fati i shkodranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *