Emeri: Reagim super, por mbetet 50-50

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, foli për BT Sport pas fitores së bukur 3-1 ndaj Valencias: “Në ndeshjen e vajtjes dëshironim një rezultat të mirë, duke e ditur sa e vështirë është përballja me një rival si Valencia, sidomos në Spanjë. Pas golit të tyre reaguam shumë mirë, me qetësi dhe pasion. Shfrytëzuam momentet tona dhe golat në pjesën e parë na dhanë shumë besim.

“Dëshironim të fitonim pa pësuar gol tjetër, por duhej të luanim futboll sulmues. Goli i tretë erdhi në fund dhe për ne ishte shumë i rëndësishëm, por sfida mbetet 50-50.

“Valencia është ekip i mirë, me lojtarë të fuqishëm dhe mesfushorë të zotë. Në lojën në ajër janë të fortë, shënuan një herë dhe na krijuan shumë probleme.

“Do të vijojmë të punojmë për të përmirësuar defektet, por për sot mund të jemi krenarë, për lojtarët dhe tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *