Emeri na shpjegon si fitohet Europa League

0

Europa League e tretë radhazi në tre vite për Unai Emeri, udhëheqësi i një Sevilje të pabesueshme: “Këto janë moment unike, të shohësh gëzimin e tifozëve… Golit i barazimit shumë shpejt, sapo nisi pjesa e dytë, ishte thelbësor, i ka ridhënë besim skuadrës pasi Liverpuli kishte dominuar pjesën e parë. Çfarë i thashë djemve në dhomat e zhveshjes? Duhet të riorganizoheshim, sidomos mendërisht, skuadra hodhi një hap përpara drejt fitores: i thamë vetes se nuk ishim në fushë neutral por në shtëpinë tonë, “Sanchez Pizjuan”. Ishte thelbësore që të ishim vetëvetja. Shijojmë këtë sukses, pa harruar që të dielën do të kemi një tjetër finale ndaj Barcelonës”. i pyetur mi mundësinë për të stërvitur në Itali dhe për cilësitë e Banegës, në shënjestër të Interit, Emeri nuk fshihet: “Jam i lumtur tek Sevilja dhe dua të fitoj ende. Nëse do të kem shans të vijë në Itali, do të përpiqem që ta shfrytëzoj, por për momentin jam i lumtur që ndodhem këtu. Banega? U tregua i madh, të dielën do të jetë ende me ne, më pas të shohim: nuk e njoh të ardhmen e tij por i uroj më të mirën”.
Edhe presidenti i Seviljes, Hoze Kastro, është shprehur i lumtur për këtë sukses dhe ka thënë se “klubi ynë është ndërtuar për të programuar dhe do të vazhdojë që të kërkojë trofe edhe në të ardhmen. Sigurisht, në Europë duket sikur kemi një feeling të veçantë me këtë kompeticion… Tani, vitin tjetër, të shpresojmë që të bëjmë një rrugë të njëjtë edhe në Champions, edhe pse do të jetë e vështirë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here