Emeri: Liverpuli i madh, por fitojmë ne

0

Trajneri i Seviljes, Unai Emeri do të kërkojë të barazojë rekordin e trajnerit legjendar italian Xhovani Trapatoni për të fituar për të tretë herë trofeun e Ligës së Evropës sonte në mbrëmje kundër Liverpulit.

Finalja – “Sa herë që të jepet mundësia për të luajtur një finale duhet të bësh gjithçka për ta fituar. Historia shkruhet me të tashmen dhe ne duam ta bëjmë këtë”.

Rekordi i Trapatonit – “Nuk mendoj se duhet të mbajmë sytë nga rekordet, duhet të mendojmë vetëm për trofeun. Kundër Liverpulit do të jetë një finale shumë e vështirë për vetë historinë e këtij klubi. Thënë kjo ne e respektojmë rivalin tonë por do të luftojmë deri në pikën e fundit për ta bërë tonin këtë trofe”.

Tifozeria e Liverpulit – “Pse duhet të mendoj për tifozët e Liverpulit kur kemi tifozët tanë. Fakti që në stadium do të ketë më shumë tifozë të Liverpulit nuk ndryshon asgjë. Tifozeria e Liverpulit është shumë e madhe, por të jeni të bindur se dhe tifozët tanë do të ndihen shumë”.

Diferencat – “Nuk dua të them se çfarë kemi ne më shumë apo më pak se Liverpuli. Unë gjithnjë e vlerësoj 50 me 50 një finale. Në rrugën e vet Liverpuli ka eliminuar ekipe të mëdhenj, por ne vijmë në këtë finale si kampionët në fuqi për të mbrojtur titullin tonë. Çelësi i suksesit do të jetë të shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe të neutralizojmë pikat e forta të tyre”.

Ndeshja – “E hapur apo taktike kjo mbetet për t’u parë në fushë. ne duhet të zbresim në fushë të përgatitur për çdo ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje me një ritëm shumë të lartë duke parë cilësitë e Liverpulit. Ne jemi përgatitur për të luajtur më shumë se 90 minuta”- ka thënë Emeri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image