Emeri: Krenar për këta djem, kemi shansin e madh

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, ka siguruar finalen e katërt rresht në Europa League. Nëse mendohet që i ka fituar 3 trofe me Seviljen, Arsenali mund të qëndrojë i qetë, sepse ka njeriun e duhur për trofeun e parë europian pas shumë e shumë vitesh.

Në Baku do të jetë përballë Çelsi, një derbi fantastik, ndaj Emeri pret një mbyllje të madhe sezoni, në një ndeshje mjaft delikate.

“Atmsoferë fenomenale, Valencia i ka provuar situata të tilla. Tifozët ishin shumë afër fushës, i dhanë zemër ekipit të vet, më pëlqejnë ndeshje të tilla. Valencia ka një ekip mjaft të mirë, edhe për të ardhmen.

“Finalja e katërt? Me Seviljen shënonim pa fund, edhe me Arsenalin po e bëjmë, ndaj mendoj se ky është çelësi. Të shpresojmë të vazhdojmë kështu, sepse finalja do të jetë shumë e vështirë.

“Sulmi? Obamejang e Lakazet janë super, shënojnë me lehtësi dhe nuk ishte e thjeshtë në Valencia. Obamejang është i shkëlqyer, por gjithë skuadra meriton duartrokitje. Jam krenar, për të gjithë djemtë, por edhe p Emeri: Krenar për këta djem, kemi shansin e madh

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, ka siguruar finalen e katërt rresht në Europa League. Nëse mendohet që i ka fituar 3 trofe me Seviljen, Arsenali mund të qëndrojë i qetë, sepse ka njeriun e duhur për trofeun e parë europian pas shumë e shumë vitesh.

Në Baku do të jetë përballë Çelsi, një derbi fantastik, ndaj Emeri pret një mbyllje të madhe sezoni, në një ndeshje mjaft delikate.

“Atmsoferë fenomenale, Valencia i ka provuar situata të tilla. Tifozët ishin shumë afër fushës, i dhanë zemër ekipit të vet, më pëlqejnë ndeshje të tilla. Valencia ka një ekip mjaft të mirë, edhe për të ardhmen.

“Finalja e katërt? Me Seviljen shënonim pa fund, edhe me Arsenalin po e bëjmë, ndaj mendoj se ky është çelësi. Të shpresojmë të vazhdojmë kështu, sepse finalja do të jetë shumë e vështirë.

“Sulmi? Obamejang e Lakazet janë super, shënojnë me lehtësi dhe nuk ishte e thjeshtë në Valencia. Obamejang është i shkëlqyer, por gjithë skuadra meriton duartrokitje. Jam krenar, për të gjithë djemtë, por edhe për gjithë tifozët që na ndoqën deri në Spanjë.

“Europa League një mundësi për në Champions? Kemi pasur dy shanse, por e dogjëm atë në kampionat dhe tani na mbetet vetëm Europa League. Formula na ndihmon, një ndeshje na mbetet dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia dalë mbanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *