Emeri elozhe për Xhakën: Specialist, De Gea nuk kishte faj

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri i ka thurur elozhe mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhakës. Pas ndeshjes së fituar kundër Mançester Junajtid, Emeri u ndalua më shumë te goli i shënuar nga Xhaka, që u ndihmua dhe nga një pozicionim jo i mirë i DE Geas. Në fjalën e tij, tekniku spanjoll tha:

“Çdo lojtar ka kualitetet e tij. Xhaka ka një aftësi të veçantë, pasi mund të shënojë nga çdo lloj pozicioni. Ju e dini më mirë se unë, pasi Xhaka e bën prej vitesh këtë gjë. Goli i tij ishte shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund të them se De Gea kishte faj, pasi Xhaka është një specialist dhe gjuajtja e tij është e paparashikueshme. Shpresoj të vazhdojë me këto ritme”, u shpreh trajneri i Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *