Emeri e thotë hapur: Pepe shumë pranë, duam dhe tre futbollistë

Arsenali u mposht nga Lioni 1-2 në takimin e sotëm miqësor dhe duket qartë se “Topçinjtë” kanë nevojë për përforcime në skuadër. Këtë gjë e ka pranuar dhe trajneri Unai Emeri, i cili për mediat britanike tha:

Për afrimin e Nikolas Pepe: “Po punojmë, klubi po punon që të përforcojë skuadrën. Janë disa lojtarë të ndryshëm në radarin tonë, duam firmën e tyre. Pepe është një futbollist shumë i mirë dhe është një lojtar që do ta përforconte tepër skuadrën. Para ndeshjes së parë kundër Njukasëllit, synojmë të kemi një skuadër të plotë dhe me të fortë se ajo e sezonit të shkuar”.

Merkato në vazhdim: “Kemi vendosur çfarë duam: Të përforcohemi sa më shumë. Në fillim, po mendonim të afronim vetëm një lojtar shumë të shtrenjtë, ndërsa tani kemi ndryshuar planet dhe jemi në treg për tre pozicione. Një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues krahu. Gjithashtu, kemi dhe një skuadër shumë solide nga sezoni i shkuar, me lojtarë që do të rriten akoma dhe me tepër”, u shpreh Emeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *