Emeri e ka me të tijtë, por edhe me arbitrin

0

Trajneri i PSG-së, Unai Emeri, u tregua shumë i ashpër me skuadrën e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Barcelonës, por gjithashtu protestoi ndaj gjykimit.

Barça shënoi 3 gola në 7 minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti të përmbyste gjithçka në mënyrë të pabesueshme, pas humbjes 4-0 në Francë.

Humbja në Spanjë do të thotë që PSG është skuadra e vetme në historinë e Ligës së Kampioneve që ia ka dalë mbanë të shpërdorojë 4 gola avantazh.

Emeri e pranon se faji është i tëri i skuadrës së tij: “Në pak minuta humbëm gjithçka kishim ndërtuar dhe kishim punuar aq shumë, nuk ka shpjegim për atë që ndodhi në minutat e fundit. Shpërdoruam një mundësi të shkëlqyer për t’u rritur si ekip, pas ndeshjes perfekte që luajtëm në Francë. Është një eksperiencë shumë negative për lojtarët, mua dhe stafin, do të mësojmë shumë nga kjo që na ndodhi”.

Atmosfera në “Camp Nou” ishte vendimtare: “Në pjesë e parë atmosfera në stadium na vuri në vështiësi dhe pësuam dy gola të evitueshëm – u shpreh Emeri, i cili sulmon edhe arbitrin Deniz Ajtekin – Ndodhën shumë gjëra në pjesën e dytë, por skuadra po luante mirë dhe isha më i qetë, edhe kur Barcelona shkoi në avantazh 3-0. Pati disa vendime që shkuan në favor të Barcelonës, por në momentet vendimtare duhej të bënim diçka më shumë”.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here