Emeri: Duam historinë, nuk ndalemi këtu

0

Trajneri i Seviljes Unai Emeri është gati për një tjetër finale të madhe në Ligën e Evropës. Sevilja është fare pranë arritjes në finale për të tretin sezon radhazi.

Gjendja – “Jetojmë në një moment të veçantë, një moment që nuk duhet ta lëmë të na ikë nga duart. Jemi gati për të shkruar historinë. Por për ta arritur një gjë të tillë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Shahtjori – “Shahtjori është një skuadër e rrezikshme, madje më e rrezikshme jashtë fushe se në fushën e tyre. Deri më tani kanë fituar të tre takimet e tyre jashtë fushës së vet. kemi besim të plotë se do t;ia dalim me mbështetjen e madhe të tifozerisë sonë. Por veç zemrës në futboll vlen shumë dhe qetësia mendore. në futboll luhet me këmbë dhe me kokë”.

Përgatitja fizike – “Mendoj se jemi në formë optimale dhe nuk do të kemi probleme në këtë drejtim. Gjithsesi do të jetë një ndeshje ku do të shpenzojmë shumë energji, pasi dhe Shahjori është një ekip shumë fizik”.

Penalltitë – “Nuk mund të them se ndeshja do të shkojë apo jo deri tek lotaria e penalltive. Por nëse do të na duhet do të jemi gati”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image