Emeri bën optimistin: Sitin nuk e ndalojmë dot, mësojmë nga humbjet  

Unai Emeri u shfaq krejtësisht i dorëzuar pas humbjes 3 – 1 në transfertën ndaj Mançester Sitit. Trajneri i Arenalit u shpreh se kundërshtari është dukshëm shumë herë më i fortë se ata dhe prandaj djemtë e tij janë mëse të justifikuar pavarësisht rezultatit dhe lojës.

“Duhet të bëjmë më mirë fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Na duhet pak kohë që të ndërtojmë mentalitetin e të kemi vetëbesimin e duhur. Nuk them se skuadra nuk ka mentalitetin e duhur, por kur ndeshemi ndaj kundërshtarëve më të mirë, djemtë e ndjejnë këtë gjë dhe kjo ndikon në lojën e skuadrës. Lojtarët e rinj mësojnë nga këto humbje, duhet të tregohemi optimist”

“Ata kanë shumë lojtarë cilësorë. Nuk kemi si t’i ndalojmë ato lloj golash. Nuk kam se çfarë t’u them lojtarëve të mi. Ata punuan fort dhe u gjendën në vështirësi. Duhet ta pranojmë se ne jemi shumë mbrapa tyre”, përfundoi tekniku spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *