Elton Kale “show” me para, Batha: Hape krahun tani!

Flamurtari i ka habitur të gjithë, teksa me rezultatet e javëve të fundit është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim. Dje vlonjatët mundën Teutën dhe i morën vendin në renditje, ndërkohë që Idriz Batha shënoi golin e tretë të takimit.

Mesfushori, përmes llogarisë së tij në Instagram, përcjell një mesazh të qartë: “Hape krahun tani”. Ashtu ndodhi, pasi ai gol vulosi fitoren dhe Flamurtari e parakaloi Teutën në renditje.

Elton Kale është lojtari tjetër që dhuron “show” në rrjetet sociale. Mesazh i qartë për administratorin Sinan Idrizi, për gjendjen financiare të lojtarëve, të cilët nuk paguhen prej muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *