Hysaj vlen thuajse sa Mertens dhe 25 herë më shumë se Maxhio!

Sipas “Corriere dello Sport”, mbrojtësi shkodran është i shtati në renditjen e vlerës së Napolit

Duke qenë ndër futbollistët më shumë të aktivizuar të Mauricio Sarrit, Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares së Shqipërisë, vazhdon të konfirmohet në nivele të larta dhe, madje, tashmë që Gulam është dëmtuar, është sakrifikuar edhe si mbrojtës i majtë (rol të cilin ka ushtruar kur vishte fanellën e Empolit, në vitet e para me toskanët). Ende asnjë gol për të në Serinë A, por notat që ka koleksionuar gjatë gjithë ndeshjeve kanë qenë gjithmonë pozitive. Problemet e Napolit do të nisin verën e ardhshme, kur edhe merkato “e vërtetë” do të rihapet dhe sirenat sigurisht nuk mungojnë për të.  Por, në fillim është sezoni në fjalë dhe objektivi titull.

Napoli, aktualisht, kryeson klasifikimin e Serisë A, teksa të shtunën do të jetë përballja me Juventusin, që gjatë merkatos së verës e kërkoi futbollistin dhe madje arriti deri aty sa të ofronte plot 25 milionë euro. Sakaq, “Corriere dello Sport” ka bërë një vlerësim të skuadrës së Napolit, e cila nëse sot do të dilte në shitje me gjithë futbollistët e saj, do të vlente 497 milionë euro. Dhe, në listën e futbollistëve më të shtrenjtë dhe çmueshëm, në vend të shtatë është edhe Elseid Hysaj. Aktualisht, në vend të parë është Lorenco Insinje, me 100 milionë euro. Më i shtrenjtë se shkodrani, por sepse ka një klauzolë të fiksuar, pasi do të vlente më shumë, është Dris Mertens (28 milionë euro), Fauzi Gulam (30 milionë euro), Arkadius Milik (33 milionë euro), Marek Hamsik (40 milionë euro), Kalidu Kulibali (54 milionë euro). Ai që ka koston më të ulët është Kristian Maxhio me 1 milionë euro.

I pranishëm edhe në formacionin e përbashkët të sfidës Napoli-Juventus

Napoli-Juventus nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe nuk mund të jetë kurrë e tillë. Në fakt, përveç tensioneve, provokimeve dhe shumë aspekteve të tjera, luftohet edhe për titullin kampion, këtë sezon. Në fushë shumë kampionë, teksa “Premium” ka bërë edhe një analizë se cilët mund të jenë 11 futbollistët më të mirë nga dy skuadrat.  Një nga pjesët për t’u veçuar në këtë formacion, është pjesëmarrja e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj në këtë rreshtim. Bardhezinjtë janë të pranishëm me 6 lojtarë, ndërsa te Napoli janë Hysaj, Kulibali, Hamsik, Zhorzhinjo dhe Insinje.  Ndërsa për Juventusin gjenden Bufon, Sandro, Kielini, Pjanic, Diabala dhe Higuain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online