Elsi Hysaj, tenton edhe Lacio!

0

Oferta e Napolit prej vetëm 3,5 milionë eurosh është konsideruar e vogël, teksa duhen 5 milionë për mbrojtësin shkodran. Edhe Tare futet në diskutime, por Shalke mund të jetë pista më konkrete

 

Anton Cicani

Elseid Hysaj në tavolinën e merkatos. Mbrojtësi shkodran është duke u stërvitur me Empolin në fazën përgatitore të nisur ditë më parë por mendja e tij është për t’u larguar, ashtu si disa herë drejtuesit e klubit kanë deklaruar. Mbrojtësi shkodran është një element tepër i rëndësishëm për toskanët, ndaj edhe presidenti Korsi s’ka ndër mend që ta humbë për pak para, duke parë edhe moshën e tij, vetëm 21-vjeç, dhe sidomos faktin se është një nga ato lojtarë që kanë vazhdimësi në rendiment dhe shumë rrallë dëmtohen, për strukturën fizike.

Sigurisht që tek Empoli janë të vetëdijshëm për potencialin e mbrojtësit por edhe futbollistëve të tjerë të rinj që kanë në përbërje dhe tentojnë të bëjnë rezistencë në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë të munden. Kjo shtyn sidomos Empolin që t’u thotë jo ofertave nën 3 milionë euro dhe ndoshta edhe diçka më shumë.

Pistat italiane – Napoli mbërriti deri në 3,5 milionë euro, por u konsideruan pak dhe ndaj tashmë po pritet një ofertë e re e axurrëve, ose edhe skuadra të tjera. Orët e fundit ka një hyrje në negociata edhe të Lacios, që edhe dikur është interesuar. Në sajë të raporteve të mira të djaloshit me Igli Taren, s’do të ishte asnjë problem arritja e akordit, edhe pse ai ka në fjalë një kontratë me Napolin me dyfish të rrogës aktuale. Por, projekti Lacio mund ta tentojë dhe jo pak. Fakti është që Lotito kur vjen puna tek paratë, është disi kursimtar dhe 4-5 milionë euro mund t’i shpenzojë vetëm nëse bëhet fjalë për një mbrojtës kalibri, ndaj edhe ka shumë dyshime.

Pista gjermane – Gara për Hysajn është zgjeruar dhe nëse pak javë më parë kalimi në San Paolo me fanellën e kaltër të Napolit dukej i sigurt tashmë për 21-vjeçarin hapen horizonte të reja, ku destinacion i mundshëm për të mund të jetë edhe Bundesliga.

Së fundmi, ekipi që mund të ofrojë shumën që Empoli kërkon është Shalke, e cila gjithashtu është interesuare dhe për Lorik Canën, një tratativë e nisur që përpara disa muajsh. Shalke e ka kërkuar edhe më parë Hysajn, edhe pse skuadra që në janar e vuri në shënjestër dhe ishte gati që të ofronte deri në 2,5 milionë euro ishte Hanoveri.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image