Eliminuan Partizanin dhe Luftëtarin, ja si dolën sot!

Rruga e Partizanit dhe Luftëtarit u ndal shumë shpejt në Europë, që në turin e parë kualifikues të Europa League, pasi kaluan më tej Maribori dhe Ventspils, skuadër që e mbylli me një goleadë të turpshme për bluzinjtë në Elbasan Arena, një ndeshje e cila ka ngjallur shumë dyshime trupimi…

Sot, në turin e dytë të Europa League, të dy skuadrat, si ajo sllovene, ashtu edhe ajo letonze nuk arritën që të fitonin. Maribori barazoi 0-0 jashtë fushe ndaj ekipit gjeorgjian Çikura, teksa Ventspils humbi brenda fushës 0-1 ndaj ekipit francez, Bordo.

Ndërkohë, Valeta, ekipi maltez që u eliminua nga Kukësi në Champions dhe kaloi në turin e dytë të Europa League, barazoi në një fushë të vështirë, në Bosnje Hercegovinë, ndaj Zrinjski Mostarit, me rezultatin 1-1. Një gol që erdhi në fund për maltezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *