Eliminoi Realin, por “Zonja” nuk dridhet! Ajaksi i sjell “fat” Juventusit

Skuadra e Juventusit arriti një kualifikim thuajse të pamundur kundër Atletikos, falë një tripletë të yllit portugez, Kristiano Ronaldo. Kështu, “Zonja” vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve dhe përballë në çerekfinale do të ketë skuadrën e Ajaksit, që eliminoi në mënyrë të turpshme kampionët në fuqi të Realit të Madridit.

Megjithatë, në Torino nuk i druhen aspak këtij fakti dhe janë të bindur se Juventusi do të kalojë në gjysmëfinale. Madje, një fakt interesant është zbuluar nga investitorët e klubit bardhezi. Aksionet e Juventusit janë rritur me 5.5%, gjë që ka gëzuar jo pak ata që kanë investuar te kampionët e Italisë.

Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Ajaksit do të luhet në Holandë, më pas në “Allianz Stadium” një javë më vonë, stadium ky ku Juventusi shkatërroi 3-0 skuadrën e Atletiko Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *