Eliminoi Junajtid me dopietë, Ben Jeder vë në siklet trajnerin e Francës

Sulmuesi francez, Uisam Ben Jeder, është njeriu i momentin në botën e futbollit. 27-vjeçari shokoi ekipin e Mançester Junajtid duke shënuar dy gola pak minuta mbas futjes në fushë.

Futbollisti i Seviljes është duke kryer një sezon fantastik me skuadrën andaluziane. Ben Jeder renditet i dyti në listë e golashënuesve të Ligës së Kampionëve me tetë gola pas Kristiano Ronaldos i cili kryeson renditjen me 12 gola.

Francezi po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës ku ka arritur të shënojë deri më tani 19 gola në të gjitha kompeticionet. Vetëm dy francezë kanë shënuar më shumë gola se 27-vjeçari dhe ata janë Antuan Grizman e Nabil Fekir me nga 21 secili. Performancat e Ben Jederit kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të kombëtares së Francës, Didier Deshamp, i cili do të zbulojë të enjten listën e të grumbulluarve për miqësoret e marsit.

Franca ka një mbipopullim të theksuar në repartin sulmues me lojtarë si Zhiru, M’bape, Lakazet, Martial, Koman, Pajet, Dembele, Fekir, Grizman, Lemar, Tovan dhe Ben Jeder të cilët po luftojnë për një biletë në Botërorin
Rusi 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *