Eliminimi spektakolar i PSG-së nga Barcelona, francezët detyrohen të ndryshojnë edhe fjalorin

Nga Klaudio Ndreca

“Remontada”! Kjo ishte mënyra spektakolare dhe përkufizimi i asaj mrekullie që Barcelona bëri ndaj PSG-së në sezonin 2016-2017. Teksa katalanasit ishin mundur në shifrat 4-0 në ndeshjen e parë, të gjithë e bënë fakt të kryer eliminimin e tyre. Por mes golave, emocioneve, dramës dhe polemikës, do të kualifikoheshin më tej duke fituar 6-1 në ndeshjen e dytë.

Pra kjo fjalë në sport nënkupton kthimin e papritur të fatit, duke lejuar kështu skuadrën humbëse që të fitojë. Tashmë francezët janë detyruar që të ndryshojnë edhe fjalorin e tyre, pasi kanë kuptuar rëndësinë e madhe që i’u kishte shpëtuar më parë të këtij përkufizimi. “Le Point” shkruan se në ndryshimet që do të bëhen në fjalor gjatë vitit 2021, do të futet edhe përkufizimi i sipërmendur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *