Eliminimi nga Kupa, Starova: Kisha unë qimen e derrit, dalim krenarë!

0

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Tiranën në Kupë foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai përgëzoi ekipin e tij për lojën e bërë, ndërkohë që dha mendimin e tij për rastet e diskutueshme.

“Eliminimi? Së pari më kënaq loja dhe rendimenti i lojtarëve. Besuan që mund të përmbysnin dhe dalim krenarë nga Kupa. Shtohet morali për të përballuar me sukses pjesën tjetër të kampionatit. Edhe pse kishim disa lojtarë që na mungonin, por u zëvendësuan mirë. Edhe Xhixha sakrifikoi, pasi ishte me temperaturë. Ishte i pafat te shtylla. Meritojnë komplimente, bënë një ndeshje të mrekullueshme. Luajtëm me dinjitetet”.

“E dinim që ata do mbroheshin. Sistemi jonë u ndihmua edhe nga mënyra  e lojës së tyre. Duhet të luftonim për topin e parë dhe të dytë. Ekipi bëri mirë dhe kjo më kënaq. Besimi në skuadër erdhi edhe pas ndeshjes në Tiranë. Incidenti ndikon që të mos gjykohet ndeshja, s’i lamë të afroheshin për 45 minuta. Janë me kronometër në dorë, çdo lloj dëmtimi kishte shumë vonesa. 2 minuta e 20 sekonda ishte më i madhi kur portieri hoqi dorezat”.

Çfarë i mungoi skuadrës që nuk e shënuat golin e tretë? “Kam unë qimen e derrit”, thotë me shaka Starova, i cili analizon edhe rastet e dyshimta. “Penalltia? E kam parë që Hoxhallari gaboi dhe pengoi Domgjonin. Ai nuk e ka mendjen të bëjë faull, por të kapë topin. Topi me dorë? Topi po shkonte te lojtari jonë, Çokaj. Ndikoi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.