Eliminimi i Juventusit, klubi spanjoll “tallet” me Ronaldon

0

Ajaksi arriti një kualifikim të jashtëzakonshëm përballë Juventusit, duke eliminuar “Zonjën” dhe duke arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas këtij eliminimi të Juventusit, vëmendja më e madhe e botës sportive është fokusuar pikërisht te bardhezinjtë, por dhe te ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Kjo dhe për faktin se “CR7” ka fituar 5 Champions League dhe erdhi te Juventusi si “copëza që mungonte”, pasi shpesheherë kampionët e Italisë kanë arritur në finalen e këtij kompeticioni, por nuk e kanë fituar.

Pas eliminimit, klubi i Kadizit në Spanjë ka publikuar një postim shumë provokues, por aq edhe gazmor, në drejtim të yllit portugez: “Mos u mërzit Kristiano, eja luaj për ne dhe do të fitosh”. Kaq ka mjaftuar që klubi spanjoll të marrë një vëmendje shumë të madhe në të gjitha platformat sociale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.