Eliminim që djeg, tifozët e Juventusit masakrojnë Alegrin

Juventusi u mposht 1-2 nga Ajaksi mbrëmë në “Allianz Stadium”, duke i dhënë fund aventurës së tyre në Ligën e Kampionëve, kompeticion që e lakmojnë shumë. Edhe pse kanë investuar shumë, madje arritën të siguronin edhe kartonin e Kristiano Ronaldo, Juventusi nuk ia doli që të arrijë as në gjysmëfinale.

Ky fakt ka bërë që tifozët bardhezi të mos përmbahen në rrjetet sociale, duke bërë fajtor Alegrin dhe personat që e mbajnë ende në punë trajnerin italian. “Alegri Out”, “Nëse ke dinjitet, jep dorëheqjen!”, “Frikacak”, këto kanë qenë vetëm disa nga postimet e tifozëve bardhezi në rrjetet sociale, që nuk kanë ngurruar të shprehin pakënaqësinë e tyre kundrejt Alegrit.

Tekniku italian po mbyll sezonin e pestë te Juventusi, ku pasoi trajnerin tjetër italian, Antonio Konte. Edhe pse ka qenë i suksesshëm brenda Italisë, Alegri nuk ka arritur t’i japë Juventusit të vetmin trofe që synon me doemos: Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *