Eleni Lulo bëhet pjesë e Dinamos

0

Volejbollistja premtuese i bashkohet ekipit të trajnerit Genc Nexhipi nga të rejat e Tiranës: “Nder dhe përgjegjësi të vesh këtë fanellë”

Eleni Lulo është prurja e re e Dinamos në volejboll për të rriturat. Volejbollistja ka ardhur nga të rejat e Tiranës. Me një kontakt që gazeta “Sport Ekspres” pati me volejbollisten e re, Eleni Lulo, ajo u shpreh se është e kënaqur dhe ndihet mjaft mirë me këtë lëvizje. Ndër të tjera, ajo falënderon trajnerin e Dinamos, Genc Nexhipin për besimin që tregon ndaj saj dhe zotohet se do të japë maksimumin e mundshëm në fushë për të arritur objektivat që ka ekipi për këtë sezon. “Bluza e Dinamos mbart me vete historinë e klubit me të suksesshëm të Shqipërisë në volejboll për femrat dhe është aq nder për ta veshur sa edhe obligim”, citon e reja Eleni Lulo. Duhet theksuar  se lojtarja ka eksperiencë të mëparshme me trajnerin Genc Nexhipin gjate kohës që ka qenë pjesë e kombëtares me para te rejat. Gazeta “Sport Ekspres” ka ndjekur nga afër rrugëtimin e kësaj volejbollisteje e cila premton shumë për të ardhmen, ndërsa pranon se me përkushtim dhe vullnet do të shpërblejë besimin e trajnerit, kolegeve të ekipit dhe tifozëve të Dinamos, në rrugën drejt suksesit të ekipit kryeqytetas. Andi TANKU

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image