Eldense, zgjerohet skandali i trukimeve në Spanjë

0

Kategoria e tretë spanjolle, futboll i nivelit të ulët, vëmendja thuajse zero, çfarë mund të ndodhë? Me sa duket, gjithçka mund të ndodhë, edhe që të vihen baste që të pasurojnë.

“Kutia e Pandorës” u hap pas fitores 12-0 që Barcelona B arriti ndaj Eldenses fundjavën e shkuar.

Dakord, vendi i parë kundër vendit të fundit, por kur dallaveret i bëjnë 4-5 lojtarë dhe trajneri, të tjerët herët a vonë do të ngrenë krye.

E ka bërë Sheik Saad, sulmues i cili nuk luajti fare ndaj Barcelonës B dhe është futbollisti i vetëm që guxon të flasë, duke akuzuar hapur edhe trajnerin italian Filippo Vito di Pierro, i cili është arrestuar për momentin, pas denoncimit nga presidenti i Eldenses, i cili akuzon grupin italian që mori frenat e klubit në janar: “Që kur erdhën italianët, gjëra të çuditshme kanë ndodhur”.

Ndërkaq, Sheik Saad ka folur me policinë dhe ndërkohë zbulon në media detaje të reja: ” Trajneri dinte gjithçka, po u kthye ai, unë largohem. Janë 4-5 lojtarë që marrin pjesë në trukim, emrat ia kam dhënë policisë.

“Trukimet bëhen prej disa ndeshjesh, edhe skuadrat kundërshtare janë habitur në disa raste.

” Çdo lojtar i përfshirë ka fituar pará mjaftueshëm për të blerë një apartament në Barcelonë”.

Sa për kuriozitet, një apartament normal në Barcelonë zor se gjendet poshtë 150.000 eurove…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image