Elbasani “zbulon” një shënues, Peqini: E ka radhën Sopoti

0

Elbasani është duke vijuar normalisht përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Sopotin këtë fundjavë, e cila mund të konsiderohet tamam një finale mbijetese, sepse luajnë dy vendet e fundit përballë njëra-tjetrës. Edhe pse sfida luhet në qytetin e Peqinit, Elbasani konsiderohet si një skuadër fushe dhe fitoren e ka detyrim.

PEQINI – Në një prononcim për “Sport Ekspres”, sulmuesi i kësaj skuadre, Jurgen Peqini, i cili shënoi golin ndaj Dinamos, premton një tjetër edhe ndaj Sopotit. Sipas tij, tri pikët do të bënin që Elbasani të vijonte më i qetë garën dhe të bënte një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit.

“Na vjen keq që nuk dolëm me tri pikë nga ndeshja me Dinamon, sepse ai gol në fund na e mohoi këtë mundësi. Kemi bërë një paraqitje dinjitoze, por futbolli kështu e ka ndaj duhet të shohim përpara. Këtë javë kemi një tjetër finale, atë ndaj Sopotit. Kundërshtari do pikë mbijetese ashtu si edhe ne, por jam i bindur se me lojën që kemi treguar këto ndeshjet e fundit, do t’ia dalim të fitojmë. Nëse shënoj unë akoma më mirë, sepse golat janë një stimul më shumë për çdo lojtar, por do të preferoja më mirë tri pikët”, u shpreh sulmuesi elbasanas, i cili këtë sezon me verdheblutë ka shënuar tre gola, duke i dhënë pikë të vlefshme skuadrës së tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image