Elbasani, vijnë Mahilaj dhe Bualli

0

Mesfushori dhe mbrojtësi, të cilët janë afruar përkatësisht nga Apolonia dhe Bylisi do të jenë në provë. Trajneri Dosti në pritje të huazimeve prej Superligës

Fatmir Popja

 

Andi Mahilaj dhe Eugen Bualli kanë dalë ditën e djeshme në stërvitje me Elbasanin dhe mund të konsiderohen si dy përforcime të reja të skuadrës verdheblu. I pari luan në rolin e një mesfushori dhe vjen nga radhët e ekipit të Apolonisë, ndërsa i dyti aktivizohet në mbrojtje, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Bylisit. Këta futbollistë ende nuk e kanë hedhur firmën nën kontratë, pasi më parë do të shihen nga ana e trajnerit Muharrem Dosti. Do të jetë numri 1 i stolit të verdhebluve që do të japë ose jo “OK” për qëndrimin e tyre. Elbasani ka probleme në të gjitha repartet dhe çdo afrim i bën punë, për më tepër që nuk ka një organikë të pasur në futbollistë, sepse gjysma e tyre janë pa eksperiencë dhe qëndrojnë thjesht sa për të mbushur numrin. Të paktën këtë gjë ka theksuar edhe vetë trajneri Dosti këtë periudhë, i cili është plotësisht i pakënaqur nga pjesa e të rinjve.

HUAZIMET – Edhe nëse Elbasani vendos përfundimisht që t’i mbajë dy lojtarët e afruar së fundmi, nuk do të heqë dorë nga huazimet që do të vijnë nga ekipet e Superiores. Këtë gjë e pohojnë për “Sport Ekspres” zyrtarë nga klubi verdheblu, të cilët po qëndrojnë në kontakte me skuadrat e tjera, për të parë se cilët mund të afrohen. Ndoshta goditjet e vërteta në merkato janë lënë vetëm një ditë përpara startit të kampionatit, i cili nis më 12 shtator dhe ndeshjen e parë verdheblutë e kanë me Lushnjen në “Elbasan Arena”. Synimet e këtij sezoni kanë të bëjnë vetëm me ngjitjen në Superiore, por me skuadrën që po stërvitet aktualisht, ky objektiv shumohet. Ndaj deri në fund do të tentohet nga ana e klubit që të bëhen të tjera afrime.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.