Elbasani del mbi ujë, Turbina nuk i prish punë

0

Elbasani e Turbina e luajtën sot sfidën e javës së shkuar, që u shty nga ndeshjet e kombëtares U-21 dhe kombëtares së madhe.

Elbasani fitoi 3-1, në një ndeshje ku realisht skuadra më e interesuar për pikët fitoi.

Ndonëse derbi, sfida nuk pati ndonjë emocion e rivalitet të madh.

Turbina është thuajse e shpëtuar dhe luajti e relaksuar, ndaj një Elbasani që shënoi qetësisht dy herë me Lleshin e Kasën në pjesën e parë, ndërsa Luta mbylli llogaritë në pjesën e dytë, me Turbinën që shënoi vetëm një gol nderi me Selimajn.

Fitorja e ngjit Elbasanin në vendin e parafundit në grup, duke kaluar Sopotin, rival të cilin e pret të hënën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image