Elbasani, bëhen gati kontratat për të rinjtë

0

 

Shtyrja e kampionatit të Kategorisë së Parë ka bërë që verdheblutë ta shtyjnë për javën e ardhshme nisjen e përgatitjeve

 

Eshtë shtyrë për javën tjetër seanca e parë stërvitore e verdhebluve, që ishte programuar për të nisur dje. Edhe pse një pjesë e mirë e lojtarëve u paraqitën për kortezi pranë ambienteve të kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja” të qytetit të Elbasanit, klubi, nëpërmjet trajnerit Dosti dhe presidentit Laze, u komunikoi lajmin se, për shkak të shtyrjes së kampionatit të Kategorisë së Parë, ia vlen të shtyhen edhe përgatitjet.

KONTRATAT – Gjatë kësaj jave Elbasani do të punojë për të mbyllur përfundimisht çështjen e kontratave me disa prej lojtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar moshën për të qenë pjesë e 19-vjeçarëve. Për kontratat në fjalë mësohet se do të jenë afatgjata, ashtu siç ka ndodhur edhe me ata që sot mund të quhen “veteranë”, në mënyrë që klubi të përfitojë nga ndonjë shitje e tyre.

Ata futbollistë që do të firmosin, por që normalisht jo të gjithë do të jenë pjesë e klubit, do të huazohen te skuadrat e tjera, kryesisht të Prefekturës dhe për këtë ndërmjetës do të bëhet vetë klubi verdheblu. Pas tyre do të nisin edhe përgatitjet, ku do të bëhen konkretisht bisedime me lojtarët, që sezonin e kaluar ishin pjesë e verdhebluve, por që u ka mbaruar kontrata. Klubi bën të ditur se brenda muajit korrik edhe kjo çështje do të jetë e përfunduar, për t’i hyrë më pas punës me themel edhe përforcimeve që do të bëhen në merkato. Të gjitha gjasat janë që të bëhen afrime cilësore, por kjo mbetet një çështje, që i takon së ardhmes.

Fatmir Popja

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.