“Elbasan Arena” në një mbrëmje magjike, sulmesit e Superligës janë rreziku më i madh i Alban Bushit

Në grupin e tretë të Europianit për U21-vjeçarët Shqipëria dhe Kosova luajnë ndeshjen e tyre të parë. Dy përfaqësuese me lojtarë mjaft të mirë dhe emra seriozë për në ekipin A. Kështu Bushi me Shpresat dhe Prekazi me Dardanët e rinjë përveç një ndeshje vllazërore, zynojnë që çdokush të dal me tre pikë jetike nga “Elbasan Arena”. Me herët trajneri i Shqipërisë për t’i larguar nga emocionet të tijët deklaroi se nuk ka ndjenja shtesë për këtë ndeshje duke premtuar marrjen e pikëve me skema të mirë përgatitura. Duke kërkuar dhe nga lojtarët të shohin takimin me Kosovën si një përballje vetëm për t’u fituar.

Megjithatë jo pa karkikuar ka lënë edhe Refat Prekazi të tijët. Aq më tëpër që Bushi rrezikun e ka nga përbrenda. Dy sulmuesit më në zë të Kosovës, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, aktivizohen në kampionatin shqiptar. I pari me Skëndërbeun ku ka luajtur në pjesën më të mirë të ndeshjeve dhe i dyti pjesë e verilindorëve të Kukësit. Një dyshe kundërshtare në Shqipëri por që me fanellën edardanëve kombinohen mjaft mirë mes krahut dhe qendrës.

Ndërkohë Bushi përgjigjet me Brojën e Chelsea-t dhe Xhixhan e Laçit ose surprizues mund të jetë debutimi si titullar i Qardakut. Mjaft i rendësishëm është edhe kthimi i Kallakut në mesfushë. Shqipëria gjendet në pozita të vështira në grup mevetëm 2 pikë në katër ndeshje. Nga ana tjetër Kosova sheh drejt kreut duke ndjekur me 6pikë në tre ndeshje. Presioni pritet të jetë I madh si për Bushin ashtu dhe për Prekazin. Të dy trajnerët mund të thuhet se fitorja e kësaj ndeshje “i shpëton” në objektivat e tyre./Sport Ekspres/