“Elbasan Arena” dhe çmenduria me biletat

0

“Elbasan Arena”, një absurditet që shkon kundër logjikës njerëzore: nëse shumë stadiume hapin dyert, apo ulin çmimet për të tërhequr ndonjë tifoz, në Elbasan “i bien me top”.

E çuditshme, për të mos thënë skandaloze: në një stadium me një kapacitet mbi 12.000 vende, në shitje ishin vetëm biletat për tribunat VIP, duke i detyruar tifozët të blinin bileta vetëm në këto sektorë, me një çmim të kripur, 500 lek të reja.

Tifozët e Kukësit (Korabi nuk kishte fare) me të drejtë u ndjenë të revoltuar, pasi ishte një ndeshje ku nuk çmim i tillë nuk ishte normal, por kanë ndërhyrë drejtuesit e Kukësit, që kanë siguruar biletat. Me logjikën e ndjekur në Elbasan, i takon që në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu bileta më e lirë të jetë 2 mijë lek të reja.

Elbasani në Kategorinë e Dytë, biletat për klubet mysafire 500 lek të reja: “Elbasan Arena” me siguri do të mbetet i shkretë për shumë vite, nëse nuk shkel më Kombëtarja aty.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image