El Pibe pa frena, më shumë fëmijë se gola!

0

Diego Armando Maradona njihet për karakterin e tij dhe për jetën e shthurur që pati pasi e mbylli me futbollin e luajtur. “El Pibe de oro”, pavarësisht periudha të errëta në jetën e tij, tashmë duket se prej kohësh i është kthyer normalitetit.

Gjithsesi, së fundmi, avokati i argjentinasit, ka dhënë lajmin befasues, teksa është shprehur se Maradona ka dhe tre fëmijë të tjerë në Kubë, të cilët pritet t’i njohë së shpejti. Një deklaratë që befason jo pak, por duke njohur jetën e shfrenuar që ka bërë Maradona, ndoshta edhe mund të pritej.

Ndërkohë, 58-vjeçari është baba i pesë fëmijëve të tjerë dhe në rast se fjalët e avokatit janë të vërteta, atëherë do të shkonte në tetë numri i fëmijëve të legjendës. Sigurisht, një numër jo fort i zakonshëm…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.