El Clasico në merkato, Reali bën ofertën për supertalentin e Bundesligës

0

Merkatoja e janarit pati shumë zhurmë e pak lëvizje në klubet më të rëndësishme në Europë, por është e qartë që klubet me buxhet shumë të madh goditjet më të mëdha i rezervojnë për në verë.

Pas pak muajsh pritet një ankand gjigant për sulmuesin Luka Jovic: vetëm 21 vjeç, serbi ka shënuar 14 gola (plus 5 në Europa League) dhe kryeson listën e golashënuesve në Bundesligën gjermane.

Ylli i Frankfurtit ka pasur një përmirësim të jashtëzakonshëm vitin e fundit dhe tashmë Barcelona e Reali po përgatiten për një duel të zjarrtë se kush do ta blejë, sipas mediave gjermane.

Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Barcelona po e vëzhgon rregullisht sulmuesin, por sot Sport Bild ndez El Clasico-n, sepse raporton se Reali i Madridit është një hap përpara dhe që tani ka ofruar 45 milionë euro.

Jovic është në huazim nga Benfica, por Eintracht Frankfurt ka të drejtën e blerjes për shifra qesharake, jo më shumë se 10 milionë euro.

Reali po ndjek një linjë të re tashmë, sepse ka investuar fuqishëm tek të rinjtë, duke shpenzuar 100 milionë euro për brazilianët Vinicius Junior e Rodrygo, ndërsa i duhet edhe një sulmues qendror. Megjithatë, edhe Barcelona kërkon pasardhësin e Suarez, ndaj në verë çmimi i Jovic mund të shkojë në qiell, sidomos nëse futet në garë edhe ndonjë klub tjetër i pasur, si PSG apo anglezët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg