El Clasico mund të humbasë Ronaldon

0

Të shtunën në mesditë luhet El Clasico, supersfida e vitit  në Spanjë mes Realit e Barcelonës, ndeshje që vlen sa një sezon dhe këtë radhë vlen shumë edhe për faktin se po fitoi Barcelona, Reali del përfundimisht nga gara për titull që në dhjetor.

Lajmi i mirë për madrilenët është kthimi i gjithë lojtarëve të dëmtuar, por nga ana tjetër ka lindur një problem i ri.

Kristiano Ronaldo nuk është stërvitur ditët e fundit dhe nuk ka dalë as sot në stërvitje me grupin. Nga Reali informojnë se portugezi ka një dëmtim të lehtë, që e ndalon të vrapojë normalisht, ndaj prania e tij në El Clasico është në dyshim të madh. Nëse CR7 mungon, dihet sa humbet Reali në potencial sulmues.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image