“El Clasico” e futbollit vetëm brenda stadiumit, “luftë” me policinë dhe arrestime jashtë saj

“El Clasico” është zhvilluar në mbrëmjen e sotme mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e mbyllur në rezultatin 0-0. Me shumë tension pritej ky takim, për vetë situatën politike që po kalon Spanja. Pikërisht për këtë arsye pati edhe shtyrje të ndeshjes nga data fillestare.

Policia i kishte marrë të gjitha masat dhe u mobilizua në maksimum që gjithçka të shkonte sipas rregullit në stadium. Një provë e kaluar me sukses kjo, ndërsa e vetmja surprizë ishte hedhja e topave nga tifozët e Barcelonës në pjesën e dytë.

Ndërkohë që jashtë stadiumit ishte një gjendje lufte. Katalanasit u përplasën me policinë dhe shumë prej tyre janë arrestuar, ndërsa deri tani raportohen 12 të plagosur, duke krijuar një situatë të pazakontë. /Sport Ekspres/