“El Chino” këshillon Interin: Mendohuni edhe njëherë për Ikardin

Alvaro Rekoba mbetet një nga personazhet më të dashur për tifozët e Interit. Ish-sulmuesi uruguaian ka folur rreth situatës së klubit zikaltër dhe jep një këshillë për Mauro Ikardin.

Gjatë një vizite në qytetin e Çezenës në Itali, “El Chino” sqaron mendimin e tij në lidhje me sulmuesin argjentinas. Interi dhe Antonio Konte e kanë nxjerrë në merkato, ndërsa 43-vjeçari i fton të mendohen mirë.

Ikardi dhe presidenti i Interit, Zhang

Unë mendoj si tifoz, por realisht nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur. Nëse do të ishte në dorën time, do ta mbaja Ikardin në ekip prej kualiteti që zotëron. Të gjithë tifozët duan të kenë në ekip lojtarët më të mirë, por vlen edhe mendimi i tyre dhe i klubit. Drejtuesit e dinë të vërtetën dhe e dinë mirë se çfarë duhet bërë”, përfundon Alvaro Rekoba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *