Ekuban: Tani dua të luaj për Ganën

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare për Lidsin (500.000 sterlina Kievos) tashmë pret grumbullimin nga kombëtarja e Ganës.

I lindur në Itali, Ekuban shpesh është pyetur në lidhje se me cilën kombëtare do të dëshironte të luante, por tashmë del hapur dhe i dërgon sinjale Ganës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit anglez, 23-vjeçari shprehet: “Më pret një sfidë e vështirë në Angli, Championship-i është një kampionat i ashpër, më i ashpër dhe i vështirë se kampionati shqiptar. Këtë e di mirë, edhe lojtarë të Serisë A vuajnë në Championship, por kam shumë besim se do t’ia dal mbanë. Nuk kam frikë, jam i fortë dhe nëse gjej ritmin e duhur nuk besoj se do vuaj psikologjikisht”.

Zgjedhja mes Italisë e Ganës? Kur bëhet fjalë për kombëtaren, gjyshi im më ka thënë që të mos kthehem më në shtëpi, nëse luaj për Italinë. Për këtë arsye, zgjedhja për Ganën është natyrale dhe shpresoj ta nis mbarë në Angli, për të merituar më pas grumbullimin nga Gana”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *