Ekuacionet e Superiores, situata pas fazës së parë

Skuadrat e Superiores e kanë bërë “xhiron” e parë në kampionat dhe në njëfarë mënyre e kanë njohur forcën e njëra-tjetrës. Padyshim Partizani është për titulli, edhe pse shpesh fitojnë me cinizëm. Fakti që kanë pësuar vetëm dy gola dhe vetëm njërin në aksion, tregon forcën e ekipit të drejtuar nga Skënder Gega.

Shtatë fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci i “demave”, që në fundjavë mposhtën Luftëtarin. Kryesojnë me dy pikë më shumë se Skënderbeu. Këta të fundit kanë humbur vetëm një ndeshje, ndërkohë që janë ndalur edhe dy herë në barazim. Fazën e mbyllën me një triumf kundër Kamzës.

Kukësi renditet i treti dhe diferencën e kanë bërë ndeshjet direkte. Por verilindorët shfaqën vështirësi edhe me Kastriotin të shtunën. Kreu është 6 pikë larg. Aty është edhe Laçi, me pikë të barabarta me verilindorët. Bardhezinjtë e mbyllën fazën me një humbje kundër Teutës, e para për ta.

Teuta e Flamurtari janë aty për zonën “euro”. Kanë vetëm nga dy pikë më pak se Laçi e Kukësi. të dyja ekipet e mbyllën fazën me fitore. Nga vendi i tetë te i fundit skuadrat ndahen nga vetëm katër pikë. Tirana ka grumbulluar vetëm tetë pikë këtë fazë, kurse Kamza një pikë më pak. Luftëtari është i parafundit me vetëm 6 pikë, kurse Kastrioti ka akumuluar katër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *