Ekspert i fazës mbrojtëse dhe “gjerman”, Bajerni paguan miliona për trajnerin e ri

Tashmë është e kryer, sipas medieve gjermane: trajneri i ardhshëm i Bajernit do të jetë Niko Kovaç. Një trajner gjermanisht-folës, njohës i shkëlqyer i Bundesligës dhe Bajernit, i ri në moshë dhe shumë ambicioz, por edhe me eksperiencë: kroati i plotëson të gjitha këto kritere. Jo vetëm kaq, sepse shifrat e tij janë impresionuese: që kur e ka marrë drejtimin e Frankfurtit në mars 2016, jo vetëm që e ka transformuar në një ekip që lufton për një vend në kupat e Europës, por gjithashtu Frankfurti është skuadra që ka pësuar më pak gola në Gjermani, pas Bajernit.

Një ëndërr e bërë realitet për ish-futbollistin e famshëm, i cili ka luajtur në periudhën 2001-2003 për kampionët e Gjermanisë dhe është mik me drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiç.

Për të marrë Kovaçin, Bajerni ka rënë dakord të paguajë plot 2.2 milionë euro, sepse në kontratën me Aintrahtin e Frankfurtin kishte klauzolë për prishjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *