“Eksperimenti italian dështoi, të shohim brenda Shqipërisë”, Rama për ndarjen me Sormanin: Kapiteni që braktis anijen nuk ka moral ta drejtojë

Partizani duket se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerët Italianë. Të paktën i këtij mendimi është drejtori sportiv Olsi Rama. Marrëdhënia me Sormanin ka përfunduar në mënyrë aspak të mirë për palët, me teknikun që braktisi skuadrën në derbin me Tiranës për shkak të frikës prej rasteve me Koronavirus në kampin e kuq. Klubi vendosi ndarjen përfundimtare dhe tekniku nga përtej Adriatikut me sa duket do të jetë i fundit i epokës së italianëve në stolin e Partizanit. Në një intervistë për “Top Channel”, Olsi Rama ka sqaruar njëherë e mirë prapaskenat me Sormanin dhe tregon se ka ardhur koha që kryeqytetasit të drejtohen nga një shqiptar.

“Të enjten stërvitja u shty tre herë. U zhvillua nga ora 9:30 e darkës. I matëm temperaturën dhe i pyetëm si ndiheshin. Gjendja ishte optimale dhe vendosëm për të bërë stërvitjen.  U munduam të Stërvitje ku stafi nuk mori pjesë, pa komunikuar me drejtuesit, më duhet ta them këtë gjë. Ditën e premte u munduam të vendosnim kontakt, por përsëri nuk pati asnjë kontakt me drejtuesit.

Zgjedhja më e mirë për të qenë në stol ishte për t’i qendruar pranë ekipit. Më mbrapa sigurisht që ishte i parekuperueshëm dhe i pariparueshëm raporti me stafin teknik. Kështu që u gjet mënyrë të ndaheshin rrugët tona të projektit sportive.

Ndarje me konsensus? Nqs do vinte në derën e Partizanit do të isha unë i pari që do i thoja që kapiten i anijes që lë anijen të mbytet dhe del në breg nuk ka më moralin të jetë kapiteni i anijes. Mori shpërblimin e punës që kishte bërë deri në këtë moment. Mund të themi edhe i premë biletën për të ikur në Itali.

Me pak ngacmim them që nëse kishte vërtetë kaq frikë nga pandemia besoj që duhet të zbatonte rregullat dhe të qendronte 14 ditë në Shqipëri për karantinën dhe pastaj të shkonte përsëri në Itali ai dhe stafi i vetë.  Kemi filluar të mendojmë kush janë opsionet. Duhet të shohim brenda realiteti shqiptar. Skënder Gega ka lënë përshtypje të mira, sepse e nxorri Partizanin kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë. Eksperimenti italian doli i dështuar kështu që nuk besoj të ketë afrime prej andej”, është shprehur Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *