Eksod tek Egnatia, trajneri Duro mesazh bashkisë

0

Egnatia po shpërbëhet gradualisht dhe trajneri Ilir Duro ka lëshuar alarmin.  Largimet nga rrogozhinasit janë të shumtë, ndërkohë që klubi sikurse dihet menaxhohet nga bashkia. Tekniku kavajas ndan shqetësimin e tij me SportEkspres.com dhe bën thirrje që të ndërhyhet shpejt.

“Situata nuk është e mirë me këto largime. Nga skuadra kanë ikur Branica, Ruço, Vogli, Broshka, Rexhepi, Gjuzi, Karepi, Gumeni, Pasha e Bakalli. Të tjerë lojtarë kanë dilema për qëndrimin tek Egnatia. Ky është një eksod që po përjeton kjo skuadër dhe kërkohet ndërhyrje e shpejtë nga Bashkia, që e administron skuadrën. Ndryshe kjo situatë nuk flet për mirë”, theksoi trajneri Duro.

Tekniku kavajas do ta nisë javën e ardhshme me një kërkesë te Bashkia: “Kërkesa ime e parë është se duhet të nisim me organizimin e skuadrës, me ata futbollistë që kanë mbetur. E dyta dhe shumë e rëndësishme, është që të ndalet ky eksod që po e çon drejt shkrirjes skuadrën. Pasi të realizohen këto, duhet të fillojmë përgatitjet për sezonin e ri”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.