Ekskluzive/ Vjen trajneri kroat, nesër në stadium për Partizanin

Partizani po mendon prej kohësh për të ardhmen dhe përtej përgënjeshtrimeve të klubit, ka pasur kontakte me trajner kroat.

“Sport Ekspres” e ka raportuar javë më parë se drejtuesit e Partizanit kanë negociuar me trajner kroat dhe tashmë gazeta zbulon edhe identitetin e trajnerit. Bëhet fjalë për Mario Tokiç, trajner kroat 42-vjeçar.

Ish-futbollist me emër kombëtares kroate, si dhe i Rijekës, Dinamo Zagrebit, por edhe Austrisë se Vjenës, Rapidit dhe Grazer AK, Tokiç ka drejtuar Lokomotivën e Zagrebit prej vitit 2016 deri në janar të këtij viti.

Tokiç ka qenë disa herë në Tiranë dhe do të jetë nesër me stadium për të ndjekur Partizanin. Marrëveshja është e mbyllur dhe nëse Partizani humbet nesër, nuk është çudi që të nisë menjëherë punë, edhe pse plani është për në verë.

Operacioni mundësohet nga Mario Cenolli, menaxheri i njohur shqiptar, ndërkohë që Partizani vlerëson sidomos faktin që Tokiç ka punuar dhe ka arritur suksese të mëdha të Lokomotiva, me ekip U23.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *