Ekskluzive: Vendimi befasues, Gentian Stojku jep dorëheqjen

Dukej se gjërat po shkonin shumë mirë, madje shumëkush ëndërron edhe Superioren në Shijak. Por ditën e sotme befasisht mësohet se trajneri Gentian Stojku ka paraqitur dorëheqjen para drejtuesve të ekipit.

SportEkspres.com mëson se tekniku i Erzenit është paraqitur sot në stërvitje dhe ka kërkuar që të largohet nga drejtimi i skuadrës. Arsyet e këtij vendimi nuk dihen dhe vetëm Stojku mund t’i sqarojë. Gjithsesi duhet pritur se çfarë do të bëjnë drejtuesit e klubit, do e pranojnë apo dorëheqjen.

Stojku deri më tani ka bërë punë të mirë në krye të Erzenit, duke arritur të renditet në vendin e dytë dhe duke vënë në vështirësi Vllazninë kryesuse. Largimi i tij do t;i vinte drejtuesit para një detyre të vështirë për të gjetur trajnerin e duhur.

Raporti i teknikut nga Elbasani me lojtarët ka qenë mjaft i mirë gjatë kësaj periudhe dhe puna e bërë deri më tani në njëfarë mënyre do të shkonte dëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *