Ekskluzive/ U përfol se do të ishte pjesë e Orikut, mësohet e vërteta e Andi Ribajt

Ndërsa merkato e verës është mbyllur, ekipet shqiptare nuk mund të transferojnë lojtarë nga ekipe të tjera, por ndërkohë kanë harruar një ndër sulmuesit më të mirë, që është shpallur edhe kampion me Skënderbeun.

Bëhet fjalë për lojtarin Andi Ribaj, që ka dhënë një kontribut të madh deri tani në futbollin shqiptar. Ndërsa ka kaluar shumë vite në ekipet e njohura të Superiores, aktualisht është ende në pritje të një oferte serioze.

Megjithëse në kohët e fundit ishte përfolur shumë në mediat sportive për një kontratë të Andi Ribajt me Orikun, asgjë prej tyre nuk është e vërtetë. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me vetë futbollistin, që ka përgënjeshtruar gjithçka dhe që shprehet se është ende një lojtar i lirë. /Sport Ekspres/