Ekskluzive/ Trajneri uruguajan dëshiron të rimarrë Luftëtarin: Lufta humbet, vetëm kur braktiset

Shumë largime të trajnerëve kanë ardhur nga Superiorja në orët e fundit, ndërsa nuk shpëtoi edhe Marantas. Luftëtari po vuan ndjeshëm në elitën e futbollit shqiptar, atje ku kapitullimi në këto kushte duket shumë pranë, ndërsa poshtë vetes kanë vetëm Flamurtarin.

Por kush do të marrë drejtimin e klubit? Trajneri uruguajan, Luis Curbelo dhe që ka drejtuar më herët Luftëtarin, dëshiron të rikthehet për të marrë bluzinjtë. I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, dëshira nuk fshihet, madje duke lënë edhe një dedikim për klubin:

“Po, unë dua të kthehem në Shqipëri dhe të marrë sërish Luftëtarin. Këtu ka vetëm një situatë të dashur luftëtarë, që ndonjëherë është e vështirë të shpjegohet. Por gjëja më e rëndësishme të kuptohet se klubi ka edhe një shans të fortë për të qendruar në kategori. Ka vetëm një luftë që humbet, ajo që braktiset. Unë e di fare mirë situatën e Luftëtarit dhe jam i ndërgjegjshëm për të”, ka thënë Curbelo. /Sport Ekspres/