Ekskluzive/ Trajneri i ri i Tiranës, zbulohet edhe e vërteta për Bledar Devollin

Tirana duket në një kaos të madh sa i përket trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e ekipit. Ahmataj nuk ka shkuar në stërvitjen e sotme, ndërsa bardheblutë përgatiteshin për derbin ndaj Partizanit. Si trajneri më i kuotuar i momentit ishte Bledar Devolli, që aktualisht është pjesë e grupmoshave U-19 të Tiranës.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar vetë me trajnerin e njohur shqiptar, i cili e përgënjeshtron për momentin një lajm të tillë, duke u shprehur se nuk ka pasur ende kontakt dhe nuk i është ofruar posti i trajnerit të parë. Të paktën deri në këtë moment, Bledar Devolli nuk shihet si mundësi primare e stafit, megjithëse duke parë karrierën dhe vlerat që mbart, do të ishte një zgjidhje e duhur për klubin. /Sport Ekspres/