Ekskluzive/ Trajneri i Kamzës largohet: Nuk e meritojnë këtë vend, vendosi ajo penalltia

Kamza ka humbur me rezultatin 5-1 ndaj Internacionalit në ndeshjen e Kategorisë së Dytë. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi për Ergys Lugën si trajner, që tashmë do të largohet përfundimisht pasi nisë aventurën në Kinë me ekipin e të rinjëve të Shezenit.

Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Luga ka folur për ndeshjen e sotme, ku u shpreh se ajo humbje e penalltisë nga ana e ekipit të tij solli edhe dështimin e madh. Megjithatë, e ardhmja sipas tij duket e mirë dhe Kamza mund të ringjis shkallët në futbollin shqiptar.

“Lojtarët tanë ishin superior ndaj kundërshtarit. Ne kishim luhatje, por lojën nën kontroll. Rrezikuam disa herë me goditjen standarte dhe skema që i kemi bërë shumë herë në stërvitje, madje duke goditur edhe shtyllat.

Ndeshja u nda me një episod, ajo penallti e humbur nga ne që shkaktoi frustracion dhe i uli ekipit 30% të gjendjes psikologjike. Kundërshtari përfitoi dhe 2 minuta pas humbjes së penalltisë na ndëshkoj 5 herë rresht. E theksoj cunave pavarësisht humbjes, unë i vlerësoj me notën 10 sepse kanë treguar futboll taktik dhe po rriten.

Kam kaluar 3 vite fantastike te Kamza dhe nga mënyra sesi shkuan gjërat, nuk e meritojnë këtë pozitë. E lë grupin të konsoliduar dhe pavarësisht rezultatit, Kamza me 2-3 ndërhyrje i ka mundësitë për t’u ngjitur.

E them me bindje që personalisht në fazën e seleksionimeve kam pasur mundësinë të përzgjedh dhe dy talente të rinjë në moshë, që pa frikë janë potencial për Superioren dhe pse jo për Kombëtaren”, ka thënë Luga. /Sport Ekspres/